Site icon Telegrafi

Suedia publikon skuadrën për Botëror, Ibrahimovic nuk është ftuar

(Foto: Getty Images)

Suedia e ka caktuar skuadrën që do ta përfaqësojë në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Verdhekaltrit e eliminuan Italinë në barazh për të siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh botëror të futbollit.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa në kampionatin që zhvillohet në Rusi janë përfshirë në të njëjtin grup me Gjermaninë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.

Zlatan Ibrahimovic nuk është pjesë e skuadrës, edhe pse sulmuesi veteran ka thënë se është i hapur që të rikthehet në përfaqësuese.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ibrahimovic nuk luan në Kupën e Botës

Më poshtë jua sjellim skuadrën e Suedisë të përbërë nga 23 lojtarë:

Robin Olsen, Mikael Lustig, Victor Nilsson Lindelof, Andreas Granqvist, Martin Olsson, Ludwig Augustinsson, Sebastian Larsson, Albin Ekdal, Marcus Berg, Emil Forsberg, John Guidetti, Karl-Johan Johnsson, Gustav Svensson, Filip Helander, Oscar Hiljemark, Emil Krafth, Viktor Claesson, Pontus Jansson, Marcus Rohden, Ola Toivonen, Jimmy Durmaz, Isaac Kiese Thelin, Kristoffer Nordfeldt.

(Foto: Getty Images)

Kampionati i sivjetmë Botëror është i 21-ti me radhë dhe do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 15 korrik.

Kampioni në fuqi i turneut më të madh botëror është Gjermania që në vitin 2014 e mposhti në finale Argjentinën me rezultat 1-0. /Telegrafi/

Exit mobile version