COVID-19 ka kapluar skuadrën e Suedisë, pasi Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg kanë rezultuar pozitiv.
Stafi mjekësor suedez njoftoi lajmin pas seancës së parë stërvitore në Gothenburg këtë pasdite.
Kulusevski u ndie keq këtë mëngjes dhe doli pozitiv për COVID-19, kështu që mbeti në Stokholm.
Two Swedish @EURO2020 players test positive for #COVID19
Read: https://t.co/s2ruJSo5Du#EURO2020
(In pic: Dejan Kulusevski) pic.twitter.com/rDSVYj530P
— TOI Sports (@toisports) June 8, 2021
Svanberg gjithashtu u ndje i sëmurë sot pas dite dhe foli me stafin mjekësor.
Ai më pas u izolua nga pjesa tjetër e skuadrës dhe rezultoi pozitiv.
Suedia është në të njëjtin grup me Spanjën që po ashtu kanë raste me COVID-19. /Telegrafi/