Telegrafi

Suedia fiton pas vazhdimeve ndaj Republikës Çeke, vendos goli i Quaison

Suedia mposhti Republikën e Çekisë me rezultatin 1-0 të enjten mbrëma në “Friends Arena”, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit.

Loja e rregullt e këtij dueli u mbyll pa gola dhe shkoi në vazhdime.

Goli i fitores edhi nga Robin Quaison në minutën e 110-të, i cili mori një asistim të mirë Alexandre Isak.

Suedia do të luajë në finale të play-offit për kualifikim në Kupën e Botës 2022 në udhëtim kundër Polonisë më 29 mars.

Polonia u kualifikua direkt në finale pas përjashtimit të Rusisë nga garat ndërkombëtare, për shkak të pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/