Site icon Telegrafi

Suedia e nis Botërorin me fitore, mposht Korenë e Jugut

Festa e lojtarëve të Suedisë pas golit të shënuar ndaj Koresë së Jugut (Foto: Getty Images)

Kombëtarja e Suedisë e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror duke triumfuar me rezultat 1-0 kundër Koresë së Jugut.

Marcus Berg ishte më i rrezikshëm në gjysmën e parë, mirëpo nuk arriti që ta gjente rrjetën për përfaqësuesen skandinave.

Penalltia e shkaktuar nga Min-Woo Kim (Foto: Getty Images)

Pas një ndërhyrjeje të gabuar të Min-Woo Kim, gjyqtari e konsultoi teknologjinë VAR dhe akordoi penallti për suedezë.

Andreas Granqvist e mori përgjegjësinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë duke e zhbllokuar rezultatin (65′).

Festa e lojtarëve të Suedisë pas golit të shënuar (Foto: Getty Images)

Në minutat në vazhdim nuk pati gola të tjerë, ashtu që penalltia e vendosi triumfin dhe arkëtimin e tri pikëve të para për Suedinë.

Gjermania dhe Meksika janë dy përfaqësueset tjera që bëjnë gara në Grupin F. El Tri fitoi ndaj kampionit në fuqi në ndeshjen e parë.

Në këtë mënyrë, kreu i tabelës në këtë grup ndahet ndërmjet Suedisë dhe Meksikës. Në xhiron e ardhshme, Koreja e Jugut luan kundër meksikanëve, ndërsa suedezët kanë për kundërshtar Die Mannschaft. /Telegrafi/

Exit mobile version