Telegrafi

Suedia bën hap fals, pëson nga Gjeorgjia

(Foto: Twitter/VarskySports)

Suedia ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror duke humbur me rezultat 2-0 nga Gjeorgjia në Batumi Stadium.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ashtu që skuadrat që janë pjesë e Grupit B shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Dy golat e fitores së gjeorgjianëve u realizuan nga i njëjti golashënues, Khvicha Kvaratskhelia (61’ dhe 78’).

(Foto: Twitter/European Qualifiers)

Përkundër humbjes, Suedia mbetet lidere e grupit me 15 pikë, dy më shumë se Spanja që luan përballë Greqisë dhe mund t’ia marrë kreun.

Në anën tjetër, Gjeorgjia është ngritur në kuotën e shtatë pikëve dhe i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet grupore. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/European Qualifiers)