Ka ardhur edhe goli i parë i Suedisë në Euro 2016.
Luhej minuta e 71-të, kur Suedia ka barazuar rezultatin me anë të një autogoli.
Ishte futbollisti më i mirë i kësaj kombëtare, Zlatan Ibrahimovic, i cili dërgoi një top në zonë, ku mbrojtësi irlandez, Ciaran Clark, në tentim për të hequr topin nga zona, e futi në golin e tij.