Telegrafi

Suedi – Angli, formacionet zyrtare të çerekfinales

Suedia dhe Anglia përballen në atë që është çerekfinalja e tretë e Rusia 2018.

Botërori ka hyrë në fazën më të nxehtë të tij.

Suedia vjen nga një performancë e shkëlqyer ndaj Zvicrës.

Në anën tjetër, Anglia vjen nga penaltitë dramatike me Kolumbinë, por me shumë zemër në kërkim të gjysmëfinales së parë pas shumë kohësh.

Formacioni i Suedisë: Olsen, Krafth, Lindelof, Granqvist, Augustinsson, Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg, Berg, Toivonen.

Formacioni i Anglisë: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Dele Alli, Henderson, Lingard, Young, Sterling, Kane.