Site icon Telegrafi

Subvencionimi i qirasë për familjet në nevojë – OJQ ‘Inkluzioni’ ofron ndihmë pa pagesë në përpilimin e shkresave ligjore

Organizata joqeveritare ‘Inkluzioni’ njofton se është angazhuar të ndihmojë familjet në nevojë në procesin e aplikimit për bonusin e banimit dhe subvencionimin e qirasë, pa pagesë.

Kjo OJQ thekson se që nga nesër (10 mars), të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret mund t’i vizitojnë zyret e organizatës për të marrë ndihmë në përpilimin e shkresave ligjore, kompletimin e dokumentacionit dhe këshillimin mbi të drejtat dhe përfitimet sociale.

Ndryshe, Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan ka hapur thirrjen për programin e bonus banimit, subvencionimin e qirasë.

Sipas drejtorisë, të drejtë aplikimi kanë të gjitha familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale dhe familjet që me gjendje të rëndë ekonomike.

Ndërsa, kriteret për përcaktimin e radhës dhe përparësisë për sigurimin e banimit për familjet që aplikojnë, janë statusi i banimit, lartësia e të ardhurave, gjendja shëndetësore, invaliditeti dhe struktura e familjes. /Telegrafi/

Exit mobile version