Site icon Telegrafi

​Subvencionet e efiçiencës së energjisë, Ministria e Ekonomisë del me sqarim

Ministria e Ekonomisë ka demantuar raportimet në rrjete sociale kinse subvencioni për efiçencën e energjisë bazohet në moshë dhe gjini, duke thënë se një gjë e tillë është e pavërtetë.

Të gjitha shpalljet, njoftimet dhe informacionet për/dhe rreth Ministrisë së Ekonomisë, qytetarët mund t’i gjejnë vetëm në rrjetet sociale të kësaj ministrie: ueb-faqe, Facebook, Twitter dhe Youtube dhe në mediat/ portale të cilat operojnë në Kosovë, dhe se çdo informacion jashtë këtyre kanaleve nuk janë reale, thuhet në sqarim.

Ministria e Ekonomisë inkurajon qytetarët që për çdo pyetje, kërkesë apo interesim që ata kanë, t’i drejtohen kanaleve zyrtare të kësaj ministrie në adresën elektronike zyrtare: me.info@rks-gov.net.

Ministria e Ekonomisë vazhdon t’i ketë të hapura thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar dhe thirrjet për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM), që realizohen me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Këto shpallje nuk e përcaktojnë moshën dhe as gjininë e aplikuesve. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të aplikojnë bazuar në kriteret e paraqitura në shpallje. Për më shumë informata për thirrjet mund të gjeni në: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/#c9b449013775d1bd0

Exit mobile version