Site icon Telegrafi

Subvencione për bizneset Start-Up në Gjilan

Në ambientet e Universitetit të Gjilanit është mbajtur sesion informues për mundësitë e subvencionimit të bizneseve Start-Up, më fokus të veçantë në inovacion.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, theksoi rëndësinë e këtij program si një mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë ide inovative dhe dëshirojnë të ndërmarrin hapat e parë drejt krijimit të bizneseve të reja.

“Kjo është një mundësi e artë për të gjithë ju që keni ide kreative dhe dëshironi të filloni një biznes të ri. Subvencioni do t’ju ndihmojë të realizoni ëndrrat tuaja dhe të kontribuoni në zhvillimin ekonomik të komunës sonë”, tha Morina – Bunjaku.

Prezantimi i mundësisë për subvencionim u bë edhe nga zyrtarë të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.

Ndryshe, gjatë sesionit, zyrtarët ofruan informacion të detajuar mbi kriteret e aplikimit, procesin e vlerësimit dhe përfitimet që sjellin këto subvencione për biznese të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version