Telegrafi

Substancat kimike që shkaktojnë infertilitet?

Revista Human Reproduction njofton se këto substanca janë të pranishme në gjërat e zakonshme, siç janë ambalazhet për ushqim, teshat, qilimat dhe produktet për higjienën personale.

Hulumtuesit amerikanë kanë analizuar të dhënat e 1.240 femrave dhe kanë arritur të zbulojnë se femrat te të cilat është vërejtur nivel më i lartë i vetëm dy nga këto substanca, sulfonat perflorooktanoat (PFOA) dhe sulfonat perflorooktan (PFOS), kanë pasur nevojë për kohë më të gjatë për të mbetur shtatzënë, në krahasim me femrat të cilat kanë pasur nivel të ulët të këtyre substancave. /Telegrafi/