Site icon Telegrafi

Suarez i shënon nga goditja e dënimit Rusisë

Kombëtarja e Uruguait i ka shënuar dy gola Rusisë në ndeshjen e tyre të tretë të vlefshme për Grupin A në Kupën e Botës “Rusia 2018”.  

Është ylli i Barcelonës, Luis Suarez, i cili ka shënuar një gol të bukur nga epërsia prej 1-0.

Goli i Suarezit erdhi pas një goditje të fortë dhe të saktë nga goditja e dënimit në anën e portierit.

Ky gol i sulmuesit të njohur erdhi në minutën e 10-të të ndeshjes.

Përveç këtij goli, Uruguai shënoi edhe në minutën e 23-të me një autogol të Denis Cherychevit. /Telegrafi/

https://twitter.com/21Bet/status/1011251470950207489

Exit mobile version