Atletico Madridit i nevojitet fitorja kundër Osasunas, në mënyrë që të mbajë primatin në La Liga.
Lideri i kampionatit spanjoll e ka nisur ndeshjen e xhiros së 37-të me dy pikë epërsi ndaj Real Madridit, ashtu që shpreson të fitojë para xhiros së fundit.
Trajneri Diego Simeone e inkuadroi nga minuta e parë sulmuesin e rrezikshëm, Luis Suarez.
Dhe derisa Los Rojiblancos kërkojnë tri pikë, uruguaiani gjatë gjithë kohës e ka kërkuar golin e epërsisë.
Ai shpërdoroi një rast fantastik në minutën e 29-të duke nxjerrë jashtë lojë tre mbrojtës, duke depërtuar në zonë, por goditja e tij ishte jashtë.
Padyshim se nuk mund të pajtohej me veten për këtë shpërdorim, ashtu që edhe reagimi i tij e shprehu zhgënjimin. /Telegrafi/
https://twitter.com/danzinhotv/status/1393974651215355908