Telegrafi

Suarez kthehet te Uruguai pas dënimit

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është kthyer në Kombëtaren e Uruguait pas kafshimit të Giorgio Chiellini në Kupën e Botës 2014.

Sulmuesi ishe dënuar me katër muaj mos lojë në çfarëdo gare futbollistike, ndërsa me nëntë ndeshje moslojë për Kombëtare.

Ai u bashkua në Montevideo me shokët e skuadrës për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës. Uruguai do të luajë me Brazilin dhe Perun.

“Bëra një gabim, por nuk kishte logjik për një dënim të tillë. Për katër muaj unë nuk u lejova me stërvitë me skuadrën time”.

“ U dënova sikur të kisha përdorur drogë. Çdokush e merr atë që meriton dhe shiheni se si është gjendja në FIFA tani”, ka thënë Suarez. /Telegrafi/