Site icon Telegrafi

Suarez: Kemi avantazh të lehtë ndaj Valencias

BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 01: Luis Suarez of FC Barcelona celebrates scoring the opening goal during the Copa del Rey semi-final first leg match between FC Barcelona and Valencia CF at Camp Nou on February 1, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Luis Suarez pranon se fitorja 1-0 e Barcelonës kundër Valencias është vetëm një avantazh i lehtë në Copa del Rey, ndërsa ka thënë se goli nuk ka rëndësi për të, por vetëm fitorja.  

Suarez, shënoi golin e fitores gjatë pjesës së dytë dhe kjo është diferenca midis të dy palëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të së enjtes dhe sulmuesi paralajmëroi se pala e tij do të ballafaqohet me një detyrë më të ashpër në Mestalla javën e ardhshme.

“Është vetëm një avantazh i lehtë, 1-0 nuk është shumë, por do të marrim faktin se ata nuk shënuan”, ka thënë fillimisht Suarez pas ndeshjes për Telecinco.

Lexo po ashtu Barcelona mposht Valencian në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey (Video)

“Ata nuk na paraqitën shumë probleme, na treguan respekt dhe na ndihmuan, edhe pse ndeshja është ende e hapur”.

Festa e lojtarëve të Barçës pas golit të Suarezit (Getty Images)

“Pavarësisht se kishim disa shanse, ata u përpoqën të mbrohen. Kur e bëjnë këtë, ka vetëm pak hapësira të mbetura për ne”.

“Megjithatë, në pjesën e dytë, ne u përpoqëm të fitonim një avantazh më të madh. Ndeshja e dytë? Ne duhet t’i qasemi siç duhet”.

Lexo po ashtu Rikthim i Suarezit të vërtetë – Gjashtë ndeshje radhazi shënon për Barcelonën, tani i dyti në La Liga

“Ata do të na bëjnë presion shumë dhe nuk mund të jemi në gjumë. Duhet të jemi të fokusuar”.

“Vrapimi im pas golit? Po ndihmon ekipin, gjë që është gjëja më e rëndësishme. Tani duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/

Exit mobile version