Gjatë pjesës së parë në ndeshjen Barcelona – Borussia Dortmund, ka ndodhur një rast i veçantë.
Zhvilloheshin minutat e fundit të pjesë së parë, kur një aksion i Barcelonë, u ndal në gjysmë, pasi topi goditi gjyqtarin francez, Clement Turpin.
Ky i fundit nga goditja e Suarez u rrëzua në tokë dhe e ndërpreu ndeshjen për disa sekonda.
https://twitter.com/elchaupo/status/1199795825934778370
Antoine Griezmann u afrua dhe e pyeti se sa gishta janë, pasi ky i fundit i kishte ngritur dy.
Kjo nuk zgjati shumë dhe gjyqtari u ngrit në këmbë.
Pjesa e parë është mbyllur 2-0 në të mirë te Barcelonës me golat e Luis Suarez dhe Lionel Messi. /Telegrafi/