Telegrafi

Suarez dhe Cavani marrin mesazh nga vrasësi personal me pagesë i Pablo Escobarit (Foto/Video)

Dikur njeri i kartelit të drogës, John Jairo Velasquez, i njohur si Popeye, punëtor i Pablo Escobar, i ka dëshiruar suksese ekipit të Uruguait në kualifikimet për Botërorin 2018, që do të mbahet në Rusi.

Ai ka shërbyer lordit të njohur të kartelit të drogës Pablo Escobar për shumë vite.

Velasquez është gjykuar për vrasjen e kandidatit për president të Kolumbisë, Luis Carlos Galani, më 1989.

Gjatë qëndrimit të tij me Pablo Escobarin

Popey është akuzuar për vrasjen e 300 njerëzve dhe për urdhërimin e 3 mijë vrasjeve të tjera.

Lexo po ashtu Dhjetë emrat që duhet t’i ndiqni në La Liga këtë sezon (Foto)

Ai ka montuar mbi 200 bomba për të vrarë njerëz.

Ai ka kryer 3/5 e dënimit dhe ishte liruar në vitin 2014 nga shteti. Ai ka mbajtur plot 25 vjet burg.

Popeye te varri i Pablo Escobarit

John Jairo Velasquez i ka dërguar mesazh mbështetës qendërsulmuesve të Uruguait, Luis Suarez dhe Edinson Canvani.

Edhe pse ai është nga Kolumbia ka përgëzuar uruguaianët për shpirtin luftarak.

Lexo po ashtu Këta janë dhjetë amerikano-jugorët më të shtrenjtë në histori (Foto)

“Tung, unë jam Jhon Jairo Velasquez Vasquez, i njohur si Popeye, vrasësi personal i Pablo Emilio Escobar Gaviria”.

“Jam këtë për të dërguar një mesazh urimi për Kombëtaren uruguaiane të futbollit me kampion si Luis Suarez dhe Edinson Cavani”.

Dyshja vrasëse e Uruguait

“Pranoni dashurin time dhe respektin për ju, pasi ju jeni krenaria e popullit tuaj”

“Nga Medellin, Kolumbia, dua t’i urojë për atë që janë luftëtarë të vërtetë”.

“Pranoni dashurin time dhe respektin për këtë gjë . Përqafime”, ka thënë ai në video.

Tani John Jairo Velasquez punon për parandalimin e të rinjve në rrugën e krimit dhe të drogës. /Telegrafi/