Telegrafi

Suad Sahiti vazhdon me fitore, Wisla Plock mbetet lider në Poloni

Sulmuesi anësor i Kosovës, Suad Sahiti, ishte titullar në fitoren e skuadrës së tij Wisla Plock me rezultat 3-1 ndaj Jagiellonia.

Wisla Plock ka vazhduar serinë e mirë dhe ka marrë edhe fitoren e pestë radhazi në kampionatin polak.

24-vjeçarit nga Kosova, Suad Sahiti ishte titullar në këtë fitore dhe iu anulua një gol në fitoren e ekipit të tij, për shkak të pozicionit jashtë loje.

Skuadra polake ku aktivizohet Sahti është lider në Superligën e Polonisë me 25 pikë pas 13 xhirove të zhvilluara.

Sahiti ka bërë një asistim në shtatë ndeshjet e zhvilluara këtë sezon. /Telegrafi/