Site icon Telegrafi

Suad Sahiti ia bën ‘sefte’ me një super gol në Bullgari

Sulmuesi shqiptari Suad Sahiti, kishte lënë Larisan për tu bashkuar me klubin bullgar, Septemvri Sofia.

Ai është pjesë e Superligës së Bullgarisë, ku po lufton për mbijetesë.

Sot Sahiti ia dha fitoren skuadrës së tij pas pesë ndeshjesh.

Sahiti me një goditje të fortë nga 30 metra e mposhti portierin.

Ky është goli i parë i tij në Superligën e Bullgarisë pas tetë ndeshjeve.

Sahiti më parë ka luajtur për Hajvalinë, Rabotnickin, Skënderbeu dhe AEL Larissan. /Telegrafi/

Exit mobile version