Sulmuesi shqiptar Suad Sahiti është kthyer në protagonist shumë shpejtë te klubi i ri Sibenik.
Ai ka arritur të shënojë gol sot në takimin ku Sibenik mposhti Istran 1-0.
Goli i Sahiti erdhi në minutën e 50-të të ndeshjes, pas një aksioni të bukur të vendasve.
Ky është goli i dytë i Suad Sahiti te Sibenik prej se është bashkuar në dimër me ta, ku ka zhvilluar edhe 10 ndeshje.
Në këtë skuadër luan edhe vëllai i tij Emir Sahiti, që po ashtu është ndër më të dalluarit. /Telegrafi/