Njëra ndër skuadrat më të mëdha në Gjermani është edhe Stuttgarti.
Skuadra bardh e kuqe është afër rënies nga elita e futbollit gjerman një javë para fundit të edicionit 2015/16.
Në ndeshjen në shtëpi Stuttgart u mposht 1:3 nga Mainzi dhe tani u duhet fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Wolfsburgut dhe duhet shpresuar në humbjen e Frankfurtit për të shpëtuar.
Tifozët e zemëruar pas ndeshjes kanë pushtuar fushën duke u ballafaquar me lojtarët.
Fillimisht tifozët ultras të skuadrës gjermane u kanë kërkuar llogari lojtarëve, por pastaj edhe i kanë dhënë forcë dhe i kanë përkrahur për ta fituar ndeshjen e fundit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=k-6hdOCtjmE