Site icon Telegrafi

Stuhia godet qytetin kinez Xinjiang, pushuesit mbesin të “ngujuar” në teleferik – erërat i frynin kabinat e tyre

Në një qendër skijimi në Kinë, pushuesit mbetën të tmerruar, kur kabinat e teleferikut lëviznin në të gjitha anët nga erërat e forta që goditën atë rajon.

Shumë mysafirë filluan të bërtasin, derisa qëndronin në teleferik të resortit në qytetin Xinjiang në veriperëndim të Kinës, transmeton Telegrafi.

Madje teleferiku ishte ndalur për pak minuta, duke mbetur pushuesit me dhjetëra metra lartësi të “ngujuar” në të ftohtë dhe prisnin që stuhia të kalojë.

Kjo po ndodhë në kohën kur kryeqyteti kinez ka regjistruar temperaturat më të ulëta në dhjetor që nga viti 1951.

Në disa pamje amatore, shihen pushuesit e kapluar nga paniku, dhe disa që vazhdimisht kërkonin ndihmë nga autoritetet. /Telegrafi/

Exit mobile version