Ky hulumtim, është botuar edhe nga Personality and Individual Differences – një revistë akademike e vlerësuar, themeluar në vitin 1980
Kjo revistë zyrtare e shoqërisë shkencore për Studimin e Dallimeve Individuale – ka përcaktuar një konstrukt të ri të përsonalitetit që përshkruan njerëzit të cilët me ngulm e shohin veten si viktimë brenda konflikteve me njerëzit e tjerë.
Studimi me titull “Tendenca për viktimë ndërpersonale: Ndërtimi i personaliteti dhe pasojat” me autorë Rahav Gabay, Boaz Hameiri, Tammy Rubel-Lifschitz dhe Arie Nadler, përshkruan se qasja për të qenë viktimë është një konstrukt i personalitetit që ndikon te mënyra sesi këta njerëz i japin kuptim botës përreth.
Studiuesit e quajnë këtë qasje si “tendencë për viktimë ndërpersonale” (TIV), të cilën e përcaktojnë si “ndjenjë e vazhdueshme sikur vetja është viktimë, e cila përgjithësohet në shumë lloje të marrëdhënieve”.
Ata sugjerojnë se TIV duhet të shihet si konstrukt që ofron një kornizë për të kuptuar dhe interpretuar ndjenjat dhe sjelljet e një individi. Përpos kësaj, theksojnë se ky lloj tipari personaliteti mund të çojë në sjellje hakmarrëse, sipas vëzhgimeve të tyre.
Autorët sugjerojnë që do të ishte shumë interesante që të hulumtohej se çfarë ndodh kur njerëzit me TIV të lartë janë në pozita pushteti. /Telegrafi/