Duke parë që të gjithë janë ‘më të lumtur se ju, po kanë sukses më shumë se ju dhe po arrijnë më shumë’ shkakton nervozë, e në disa raste edhe depresion.
Ky studim është publikuar në ‘Gazetën e Nervozes dhe Sëmundjeve Mentale’ ku zbulohet se tek personat që kanë inat, këto gjëra ndikojnë shumë keq.
Zanafilla e këtij studimi ishte një paciente, që kishte një krizë nervore, e cila mes tjerash ka thënë se ‘është shkaku i miqve të mi në rrjete sociale’.
Vajza që kishte pasur gjithmonë zili shoqet e saj, kur ka hyrë në internet ka filluar të xhelozoj të gjithë, pasi ‘ata kishin të gjitha, kurse ajo ishte shumë e vetmuar’.
Këtë sindromë psikologët e kanë hasur edhe në raste të tjera dhe sugjerojnë, që të lihen anash rrjetet sociale dhe të ballafaqohemi me shokët e vërtetë./Telegrafi/