Hulumtimet e reja sugjerojnë se ideja që telefonët dhe tabletët rrënojnë gjumin e një fëmije është një mit. Çdo orë e kaluar duke vështruar në një ekran i kushton një fëmijë aq pak sa tre minuta për të mbyllur sytë në një natë, thotë studimi.
Ndërsa ka një lidhje që teknologjia nuk është e mirë për gjumin e fëmijëve, studiuesit thonë se efektet janë tepër të vogla për të bërë një ndryshim të rëndësishëm. Për shembull, gjumi mesatar i natës i një të riu që nuk abuzon me teknologjinë do të ishte tetë orë e 51 minuta.
Dikush që i kushton tetë orë në ditë ekraneve, do të vazhdojë të ketë tetë orë e 21 minuta – me dallimin e përgjithshëm të parëndësishëm.
Faktorë të tjerë të njohur, si fillimi i hershëm i ditës së shkollës, kanë një efekt më të madh në gjumin e fëmiut. Autori i studimit Profesor Andrew Przybylski i Institutit të Internetit në Universitetin e Oksfordit, tha: “Kjo sugjeron që ne duhet të shohim variabla të tjerë kur bëhet fjalë për fëmijët dhe gjumin e tyre”. /Telegrafi/