Site icon Telegrafi

Studimi për seksin: Sa më pak meshkuj në fakultet, aq më…

Është folur shumë kohët e fundit për përhapjen e ‘seksit të rastësishëm’ nëpër fakultete, por mesa duket, në universitete të ndryshme, përhapja është e ndryshme.

Një numër i madh studentësh dhe studentesh të universiteteve u pyetën se çfarë mendonin për seksin e rastësishëm. Ata thanë se, sa më shumë femra të ketë në kampus, aq më normal u dukej seksi i rastësishëm. Në rast të kundërt, studentët dhe studentet thanë se do të ishin të prirur drejt lidhjeve më afatgjata.

Sipas ekspertëve, një numër më i vogël meshkujsh nënkupton më shumë ‘përkujdesje’ ndaj tyre, dhe kjo i bën ata më të fuqishëm, të paktën sa u përket marrëdhënieve ndërgjinore.

‘Nëse ka më shumë individë të gjinisë tënde, të duhet të luftosh me më shumë rivalë, pa mundur të jesh aq përzgjedhës apo sqimatar’, thotë kërkuesi Justin Moss.

Duke pasur parasysh ndikimin që ka përpjesëtimi i numrit të femrave me atë të meshkujve tek seksi i rastësishëm, nuk përbën çudi që ky i fundit po përhapet gjithmonë e më tepër, shkruan Anabel. Shumica e fakulteteve më popullore kanë numër më të madh të studenteve femra.

Në një studim në Kolegjin e Sarah Lawrence, ku 75% janë femra, duket se romancat janë fare të pakta, e mbizotërojnë historitë seksuale. Natyrisht, ky nuk është faktori i vetëm që ndikon.

Së bashku me përhapjen e seksit të rastësishëm, po përhapet edhe mungesa e dëshirës së studentëve për marrëdhënie më serioze. /Telegrafi/

 

Exit mobile version