Telegrafi

Studimi, interneti shpërqëndron studentët gjatë mësimit

Lajmi është bërë i ditur pas publikimit të raportit “Inside Higher Ed”, një studim i realizuar nga profesorët e Universitetit të Vermontit, të cilët kanë “spiunuar” laptopët e studentëve gjatë orëve të mësimit. Sipas këtij raporti, të paktën 2/3 e studentëve hulumtonin gjetkë në rrjet dhe vetëm 1/3 e tyre ndiqte mësimin dhe shëmbujt e ilustruar në laptopin e tyre.

Përgjimi i studentëve u realizua përmes një programi të aktivizuar së bashku me dosjen e leksioneve që mund të lexoheshin në rrjet. Ky program rregjistronte çdo klikim të studenteve, të klasifikuar sipas një numri rendor. /Telegrafi