I dashuroni qenushët, por e gjeni veten duke teshtitur papushim teksa gjendeni afër tyre? Mund të ketë një zgjidhje për të një pjesë të mirë të njerëzve që janë alergjikë ndaj qenve
“Deri në 30% e njerëzve që janë alergjikë ndaj qenve, janë në të vërtetë alergjikë ndaj një proteine specifike që gjendet në protastët e qenit,” tha Dr. Lakiea Wright, një specialiste e alergjive në Brigham and Women’s Hospital në Boston.
Proteina u identifikua disa vite më parë ndërsa testi i besueshëm mbi alergjitë nga kjo proteinë u miratua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave në maj të 2019-s.
“Nëse jeni alergjikë ndaj kësaj proteine specifike, që gjendet te qentë meshkuj, atëherë mund të mbani një qen femër,” shpjegon Wright.
Alergjitë nga kafshët me gëzof janë të zakonshme, veçanërisht te njerëzit që vuajnë nga astma ose janë alergjikë nga poleni ose pluhuri. Nuk janë qimet e kafshëve ato që shkaktojnë reaksione alergjike.
Proteinat e pranishme në urinën apo pështymën e kafshëve sjellin reagime të sistemit imunitar. Deri tani, shkenca ka identifikuar gjashtë elementë që mund të shkaktojnë alergji nga qentë.
Lajmi i mirë është se nëse jeni alergjikë vetëm nga proteina e njohur si Can f 5, atëherë jeni alergjikë vetëm nga qentë meshkuj. Për të testuar se çfarë e shkakton alergjinë tuaj, kontaktoni me specialistin e alergjive. /Telegrafi/
Burimi: CNN