Site icon Telegrafi

Studime të ndryshme shfaqin që lajmet e rrejshme në Facebook janë në rënie

Disa vite më parë, Facebook pati një problem me lajmet e rrejshme, ku u zbulua se njerëzit po përhapnin dhe shpërndanin “lajme” nga platformat që njiheshin për përhapjen e keqinformimit. Kompania ka ndërmarrë hapa aktivë për të reduktuar lajmet e tilla nga paraqitja në platformën e tyre dhe duket sikur mund të arrijnë të bëjnë këtë.

Sipas Facebook, studimet e kryera nga tre organizata të pavarura kanë gjetur se lajmet e rreme në Facebook janë në rënie. Kjo nuk do të thotë se ato janë eliminuar plotësisht, por ato janë pa dyshim më të pakta, krahasuar me disa vite më parë.

Për shembull, një nga studimet e kryera nga hulumtuesit e Universitetit të Nju Jorkut dhe Stanford zbuloi se ndërveprimi me faqet e internetit të lajmeve të rrejshme ka rënë në më shumë se gjysmën e tyre krahasuar me 2015 dhe 2016.

Një tjetër studim i Universitetit të Michiganit gjithashtu zbuloi se në vitin 2016, angazhimi me lajme të rrejshme ishte dy herë më i lartë në Facebook krahasuar me Twitter, por kjo nuk është më kështu, pasi Twitter tani duket se po merr “kryesimin” me 50% më shumë angazhim me lajme të rrejshme në krahasim me Facebook.

Studimi i tretë është nga Les Décodeurs, raportuesi i gazetës franceze Le Monde, ku gjetën se angazhimi me “platforma të pasigurta ose të dyshimta ka rënë për 50%”. Megjithatë duhet të theksohet se kto studime mbulojnë kryesisht tregjet amerikane dhe franceze, kështu që edhe pse nuk është një fitore e plotë ndaj lajmeve të rrejshme, mund të thuhet se është një hap progresiv. /Telegrafi/ 

Exit mobile version