Edhe pse macet, bashkë me qentë, janë kanakarët më të popullarizuar shtëpiakë.
Studimi i ri i Universitetit të Washingtonit thotë që ato nuk janë kafshë shtëpiake dhe që janë vetëm pjesërisht të zbutura.
Edhe pse macet, bashkë me qentë, janë kanakaret më të popullarizuara shtëpiake, studimi i ri thotë që ato nuk janë kafshë shtëpiake dhe që janë pjesërisht të zbutura.
Mbase ndonjëherë keni pyetur përse janë aq të painteresuara dhe aq të padëgjueshme.
Nëse janë, shikoni se si shkencëtarët kanë sqaruar ato karaktere të tyre “të egra”, transmeton Telegrafi.
Studimi i ri i përkushtuar maceve shtëpiake thotë që kanakaret tona në të vërtetë janë gjysmë të zbutura.
Njerëzit kanë filluar të mbajnë edhe mace të zbutura para përafërsisht 9.000 vjetësh, mirëpo ADN-ja e tyre, siç thonë ekspertët, ende i ka karakteret e njëjta si ADN-ja e paraardhëseve të lashtë të tyre.
Është fakt që macet kanë ruajtur aftësinë e gjuetisë dhe shkathtësisë, ndërkaq studimi i ri edhe më shumë thekson që njerëzit në të vërtetë kanë pasur shumë pak ndikim në natyrën e maceve. /Telegrafi/