Site icon Telegrafi

Studim: Femrat ‘kallen’ pas meshkujve që i bëjnë këto dy gjëra

Shkenca veçse e ka dëshmuar se pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit janë të këqija për shëndetin.

Por, përderisa këto shprehi e vënë shëndetin në rrezik, sipas një studimi ato sjellin edhe përfitime, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi nga Universiteti Ghent i Belgjikës thotë se meshkujt që pinë cigare dhe konsumojnë alkool, janë më atraktiv te femrat si partnerë për periudha afatshkurtra.

Studimi, i quajtur The Young Male Cigarette and Alcohol Syndrome, thotë se tërheqja seksuale lidhet me atë se sa i ‘rrezikshëm’ duket të jetë një mashkull.

Studimi shpjegon se sjellja e të ‘rrezikshmit’ është tërheqëse në kontekstin afatshkurtër.

Studimi, i cili është publikuar në Evolutionary Psychology, kishte anketuar 239 gra belge të moshave 17 deri 30 vjet, të cilat kishin treguar se meshkujt që pinë cigare dhe konsumojnë alkool janë më atraktiv në periudha afatshkurtre. /Telegrafi/

Exit mobile version