Pra, keni rënë në dashuri, jeni të mbushur me gëzim dhe keni shtuar disa kile nga ato takimet që i keni pasur së fundmi? Mos u brengosni sepse kjo i ndodh të gjithëve.
Veç kësaj, një studim i fundit nga National Center for Biotechnology Information thotë se kjo vetëm sa i bën çiftet më të lumtur, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit i kanë monitoruar 169 çifte të sapomartuara për një periudhë katër vjeçare, dhe kanë matur peshat e atyre, si dhe kanë përcjell kënaqësinë martesore dhe lumturinë e përgjithshme.
Studiuesit kanë zbuluar se çiftet që kishin raportuar se janë të lumtur në martesë, ishin ata që veç kishin shtuar peshë së bashku, ndërsa çiftet me peshë normale të trupit ishin ndarë.
Për këtë, studiuesit e kanë jap një teori ku kanë thënë se kjo ndodh për shkak se personat në lidhje stabile nuk e ndjejnë më presionin ta tërheqin partnerin, prandaj janë të aftë të relaksohen dhe t’i harrojnë dietat strikte. /Telegrafi/