Një grua iraniane është arrestuar pasi u shfaq pjesërisht e zhveshur në një kampus universitar në shenjë proteste kundër kodit të rreptë të veshjes.
Videoja që qarkullon në rrjete sociale e filmuar nga studentë të tjerë të Universitetit Islamik Azad të Teheranit, ka tërhequr shumë vëmendje në internet, me shumë njerëz që e duartrokasin gruan për “guximin” e saj.
Por, deri më tani nuk ka të dhëna për identitetin e saj.
Në një postim, Amnestry Iran bëri presion për lirimin e saj të menjëhershëm dhe pa kushte, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Organizata gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e gruas nga “tortura dhe keqtrajtimet e tjera” në pritje të lirimit të saj dhe kërkoi që asaj t’i lejohet komunikimi me familjen dhe avokatin.
“Akuzat për rrahje dhe dhunë seksuale ndaj saj gjatë arrestimit kanë nevojë për hetime të pavarura dhe të paanshme”, tha Amnesty.
In Iran, a student harassed by her university’s morality police over her “improper” hijab didn’t back down. She turned her body into a protest, stripping to her underwear and marching through campus—defying a regime that constantly controls women’s bodies. Her act is a powerful… pic.twitter.com/76ekxSK7bI
— Masih Alinejad 🏳️ (@AlinejadMasih) November 2, 2024
Ndërkohë, drejtori i marrëdhënieve me publikun i universitetit, Syed Amir Mahjoub tha se oficerët e sigurisë e dorëzuan studenten në polici dhe mohuan që të kishte pasur një përplasje fizike.
Ai shtoi se hetimet fillestare tregojnë se gruaja vuan nga një çrregullim psikologjik dhe ishte në gjendje të rëndë.
Më herët, disa burime të lajmeve raportuan se ajo u arrestua nga agjentët e inteligjencës dhe u transferua në një vend të pazbuluar.
Ndryshe, një gazetë lokale e lidhur me universitetin raportoi se ajo është transferuar në një spital psikiatrik. /Telegrafi/