Për disa momente ishte lojtar i kombëtares angleze.
Gjatë një seance stërvitore në prag të miqësores me Turqinë, një djalë i ri arriti të hynte në fushë teksa skuadra ishte mbledhur për ushtirme.
Ai mbante veshur uniformën e kombëtares dhe për disa sekonda iu bashkua grupit.
Vetëm një anëtar i stafit e zbuloi “mashtruesin”, i cili u largua. Më pas u mësua se ai ishte një student 18-vjeçar i quajtur Harry Peak dhe që punon kohë të pjesshme si D.J. në një radio të Londrës.
https://www.youtube.com/watch?v=X-Dw2Rmf8n0