Studentët po vazhdojnë edhe sot protestat në Novi Sad duke shprehur pakënaqësitë e tyre me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në fillim të protestave paqësore dhe gjatë heshtjes 15 minutëshe, në shenjë nderimi për viktimat e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ka ndodhur një incident i rëndë.
Gjatë aksionit “Stop, Serbi”, shoferi i një veture ka shkelur disa studentë të mbledhur në afërsi të tregut të Futoshkës, shkruan nova.rs.
Ovo su manijaci koji su pokosili čoveka na komemorativnoj blokadi u Novom Sadu kod Futoške pijace!
MILAN TODOROVIĆ iz Novog Sada je vlasnik ovog Poršea! pic.twitter.com/wHBGssLKzn
— Marinika Tepić (@MarinikaTepic) December 13, 2024
Nënkryetarja e partisë opozitare, “Liri dhe Drejtësi”, Marinika Tepiq, ka publikuar videon dhe ka bërë të ditur identitetin e njeriut, vetura e të cilit shkeli disa qytetarë.
“Milan Todoroviq nga Novi Sadi është pronar i kësaj Porsche”, ka shkruar Tepic në platformën X.
Gjithashtu disa prej protestuesve shihen duke u rrahur prej mbështetësve, sipas mediave serbe, të presidentit të Serbisë.
Ndryshe, 15 persona kishin vdekur javë më parë kur u shemb streha e jashtme prej betoni e Stacionit Hekurudhor. /Telegrafi/
Batinaši dobili batine 💪👍👹🔥🍆❌ pic.twitter.com/EaL98F7cGC
— Inanna 👑 (@inanna1814) December 13, 2024
Batinasi u akciji!!!! pic.twitter.com/XpXeG56jVU
— Mahajde (@ArchibaldNS) December 13, 2024