Pavarësisht paralajmërimeve për ndalimin e protestave, studentët iranianë vazhduan të mblidhen sot në universitetet në të gjithë vendin, duke shkaktuar përleshje me policinë.
Ky informacion është publikuar nga mediat duke iu referuar regjistrimeve nga rrjetet sociale.
Të paktën 250 protestues janë vrarë dhe qindra janë arrestuar në protestat në mbarë Iranin, të cilat filluan pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, raportoi reuters.
Breaking in #Tehran
Clashes between #IRGC security forces and civilians. pic.twitter.com/O13Pech1le
— PAKenglish (@PAKenglishh) October 30, 2022
Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, kishte paralajmëruar më herët protestuesit se e shtuna ishte dita e fundit që ata të dilnin në rrugë.
Megjithatë, videot në mediat sociale, treguan përleshje midis studentëve dhe forcave të policisë së trazirave dhe forcave Basij në universitetet në të gjithë Iranin.
Forcat e sigurisë u përpoqën të barrikadojnë studentët në ndërtesat e universitetit, duke hedhur gaz lotsjellës dhe në disa raste duke rrahur protestuesit me shkopinj, të cilët thërrisnin “Basij i turpëruar humbi” dhe “Vdekje Khamenei”.
Mahsa Amini, 22 vjeç, vdiq në dhomat e paraburgimit pas arrestimit nga Policia e Moralit të Iranit, ku u burgos për “veshje të papërshtatshme”, pas së cilës shpërthyen protesta masive në të gjithë vendin dhe policia iraniane u përgjigj me përdorimin e forcës. /Telegrafi/
Breaking in #Tehran
Clashes between #IRGC security forces and civilians. pic.twitter.com/O13Pech1le
— PAKenglish (@PAKenglishh) October 30, 2022
Students at the University of Tehran face off against the Basij. #MahsaAmini #Iran https://t.co/CJfQc2v3QK
— Jason Brodsky (@JasonMBrodsky) October 29, 2022