Një studente e Fakultetit Juridik, e cila u godit nga një veturë gjatë bllokadës në kryqëzimin e rrugëve në Beograd, u lëndua rëndë dhe jeta e saj është në rrezik, u bë e ditur nga qendra emergjente.
Policia serbe ka identifikuar dhe ka gjetur shoferin me inicialet M. P. (38), i cili siç dyshohet ka goditur me veturën Ford Focus një vajzë njëzetvjeçare, dhe më pas është larguar me shpejtësi. Dyshohet se në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë.
Videot shqetësuese të regjistruara nga dëshmitarët okularë, tregojnë se shoferi ka goditur studenten, e cila përfundon në çatinë e veturës, transmeton Telegrafi.
Shoferi ka vazhduar rrugëtimin duke bërë që vajza të përfundojë e përplasur në asfalt. Ekipi i emergjencës ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe ka transportuar vajzën në spital.
Ndryshe qytetarët dhe studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, Juridikut, Arkitekturës, Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Teknologjisë-Metalurgjisë, kanë bllokuar sot për 15 minuta kryqëzimin e Ruzveltit dhe Mbretëreshës Mari, për të nderuar viktimat e rënies së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad. /Telegrafi/
Tokom odavanje pošte stradalim, u Ruzveltovoj ulici u Beogradu, povređena je devojka kada ju je udario i nosio na krovu automobila nakon čega je pala ulicu. pic.twitter.com/M7nxsSuBK2
— TV N1 Beograd (@n1srbija) January 16, 2025