Struga Trim Lum ka fituar me rezultat 3:1 duelin ndaj Tikveshit të vlefshëm për xhiron e gjashtë në elitën e futbollit vendor.
Serinë e golave e hapi, Marjan Radeski që realizoi supergol për epërsi 1:0 të Strugës në minutën e 15-të. Dyfishimin e rezultatit e bëri Besart Ibraimi në minutën e 21-të nga penallta, ndërsa pas 10 minutave sërish kërçovari gjeti rrjetën për 3:0 në favor të Strugës. Ndërkohë shtatë minuta më vonë, Tikveshi përmes Xhemal Ibishit realizon gol dhe zbut shifrat në 3:1. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë nuk kishte ndryshim në rezultat nga ajo e pjesës së parë, me çka 90-të minutat u mbyllën me shifra 3:1 dhe tre pikë për ekipin e Shpëtim Duros.
Struga mund të kishte fituar me rezultat edhe më thellë, por Ibraimi nuk arriti që të realizoi tjetër gol nga pika e bardhë.
Takimi u mbyll me dy futbollist më pak në fushë, pasi nga radhët e Tikveshit me karton të kuq u ndëshkua Varelovski, përderisa Struga mbeti pa Maliqin.
Me ndeshjen Struga Trim Lum – Tikveshi mbyllet edhe xhiroja e gjashtë Ligën e Parë, ndërsa xhiroja e radhës do të zhvillohet pas ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. /Telegrafi/