Telegrafi

Struga Trim Lum merr trofeun e kampionit

Këtë fundjavë u zhvilluan ndeshjet e fundit për sezonin 2022/2023 të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, në të cilën Struga Trim Lum festoi për herë të parë festoi titullin e kampionit, shkruan Teegrafi Maqedoni.

Derbi i kësaj xhiroje u zhvillua në mes Struga Trim Lum dhe Shkupit, në të cilën struganët fituan ndeshjen me rezultat 2-1. Struga Trim Lum pas ndeshje ngriti kupën dhe festoi titullin e kampionit. Ky është titulli i parë që fiton Struga në Ligën e Parë, duke u bërë skuadra e katërt shqiptare në elitë që fiton trofeun.

Shkëndija si mysafir mundi Rabotniçkin me rezultat 2-1.

Ndeshja në mes Ak. Pandevit dhe Sileksit përfundoi me rezultat 2-2, ndërsa Skopje humbi nga Bregallnica me rezultat 1-2. Pobeda ka humbur me rezultat të thellë nga Tikveshi 0-4.

Struga e përfundoi sezonin me 68 pikë, Shkupi me 58 pikë dhe Shkëndija me 57 pikë./Telegrafi/