Sot u zhvilluan ndeshjet nga xhiroja e 22-të e Ligës së Parët të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, ku derbi për kreun e tabelës u zhvillua në mes Struga Trim Lum dhe Shkupit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Struga Trim Lum ka arritur ta mund Shkupin me rezultat 2-1.
Sfida e zhvilluar në Strugë, ishte mjaft sfiduese, teksa golin e avantazhit e shënoi kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani. Ky i fundit ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 23-të, ndërsa në të 89-ën vulosi fitoren Besart Ibraimi, sërish me penallti. Nga ana tjetër Shkupi shënoi golin e vetëm në minutën e 97 me anë të Alvarezit poashtu nga penalltia.
Në ndeshjet tjera Shkëndija mundi Rabotniçkin me rezultat 3-1. Golat për vendasit u shënuan nga Cake, Milev, Mujezinoviç, ndërsa për mysafirët shënoi Boskovski.
Në ndeshjet tjera Skopje barazoi 0-0 me Makedonija GjP 0-0, Sielksi u mund 1-2 nga Bregallnica, ndërsa Akademija Pandevi mundi Pobedën me rezultat 3-0.
Struga Trim Lum vazhdon të jetë lider i tabelës me 42 pikë, ndjekur nga Shkupi me 38 pikë dhe Shkëndija me 35 pikë./Telegrafi/