Site icon Telegrafi

Struga Trim Lum mposht Voska Sportin në “frymën e fundit”, vendos goli i Zguros

Struga Trim Lum ka fituar Voska Sportin në “frymën e fundit” në duelin e mbetur të xhiros së 15-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Minutat e rregullat u mbyllën me barazim pa gola, ndërsa fituesin e vendosën shtesat, aty ku Vangjel Zguro realizoi golin vendimtar dhe të fitores për Strugën, duke shënuar nga penalltia.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të luajtur në Kratovë, Sileksi mposhti Vardarin me rezultat 3:2. Për ekipin nga Kratova, dy herë gjeti rrjetën Kalanoski dhe një tjetër gol e shënoi Serafimovski, teksa për ekipin e Vardarin dy golat i realizuan Mishovski dhe i riu shqiptar, Jusufi.

Këto dy ndeshje ishin të planifikuar të zhvillohen me 25 nëntor si të gjitha ndeshjet tjera të xhiros së 15-të, por të njejtat u shtynë për shkak motit të keq me borë.

Ndeshjet e radhës në kampionatin e Superlgiës të Maqedonisë apo të xhiros së 18-të të fundit për këtë gjysmësezon do të zhvillohen në fundjavë./Telegrafi/

Exit mobile version