Telegrafi

Struga Trim Lum fiton ndaj Ak. Pandevit, Shkupi humb nga Skopje

Këtë fundjavë u zhvillua xhiroja e 25-të e Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Struga Trim Lum dhe Shkëndija arritën që të fitojnë si vendas, ndërsa Shkupi humbi nga Skopje, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të shtunën u luajt vetëm një ndeshje ajo në mes Makedonija GjP dhe Rabotniçkit që përfundoi me rezultat 2-1.

Në ndeshjet e së dielës Shkupi humbi nga Skopje me rezultat 0-1, ndërsa lideri i tabelës Struga Trim Lum mundi Akademija Pandevin me rezultat 3-1. Golat për triumfin e struganëve i realizuan Ibraimi që shënoi dy herë dhe një gol tjetër e realizoi Muharemi. Për Ak. Pandevin shënoi Egremlidze.

Shkëndija arriti të mund Pobedën me rezultat 2-0. Golat u shënuan nga Rexhepi dhe Shala.

Ndeshja në mes Bregallnicës dhe Tikveshit përfundoi me rezultat 0-0.

Struga Trim Lum vazhdon të kryesojë tabelën me 49 pikë, ndjekur nga Shkëndija me 44 pikë dhe Shkupi me 42 pikë./Telegrafi/