Gara për titullin në Maqedoninë e Veriut nuk ka qenë më e nxehtë asnjëherë më parë sa në këtë sezon.
Kur jemi tre xhiro para mbylljes së kampionatit, Struga, Shkupi dhe Shkëndija janë në tre vendet e para me nga 58 pikë secila në konto.
Nëse shohim në xhirot e radhës, të trija skuadrat pretendente për titullin do të përballen ndërmjet veti.
Fillimisht këtë të shtune, Shkupi në Çair do të pret Shkëndijën e Tetovës, teksa Struga përballet me Gostivarin.
Në xhiron e parafundit, Shkëndija në Tetovë pret Struga Trim Lum, ndërsa Shkupi luan me Brerën.
Ndërkohë në xhiron e fundit dhe finale të këtij sezoni, Shkupi do të luajë në udhëtim ndaj Strugës, përderisa skuadra e Jeton Beqirit e mbyll sezonin në kryeqytet përballë Rabotniçkit.
Nëse eventualisht ekipet pretendente për titullin e kampionit e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, atëherë i pari i Superligës përzgjidhet përmes dueleve direkt dhe në rast se edhe në atë pikëpamje janë të barabartë, më pas vendoset ekipi me gol-avarazhin më të mirë.
Kujtojmë se Superliga e Maqedonisë së Veriut mbyllet me 19 maj. /Telegrafi/