Telegrafi

Struga rimer kreun në Superligën e Maqedonisë, katër ekipe shqiptare “blindojnë” katër vendet e para

Pas xhiros së 22-të, katër vendet e para të renditjes në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll, flasin shqip. 

Struga Trim Lum ishte skuadra e vetme shqiptare që mori fitore në xhiron e 22-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut, përderisa katër ekipet tjera shqiptare si Shkëndija, Shkupi, Gostivari dhe Voska Sport u ndalën me barazime.

Triumfi ndaj Makedonija Gjorçe Petrovi dhe gabimi i Shkupit ndaj Bregallnicës, ka bërë që kampionët të rikthehen në krye të renditjes tabelare me 45 pikë, një më shumë se skuadra nga Çairi dhe dy më shumë se Shkëndija që është më vendin e tretë.

Skuadra e Gostivarit është ngjitur në pozitën e katërt me 30, duke lënë pas vetes Tikveshin dhe Sileksin me nga 29 pikë të dyja.

Në vendin e shtatë dhe tetë vjen Rabotniçki me Brerën me pikë të njejta (27 pikë). Voska Sport është në pozitën e nëntë me 25 pikë, një më shumë se Vardari që ndodhet pas skuadrës shqitpare.

Dy vendet e fundit në renditje mbahen nga Bregallnica dhe Makedonija Gjorçe Petrovi.

Superliga e Maqedonisë së Veriut vazhdon në fundjavë me xhiron e 23-të të rrethit të tretë dhe të fundit për këtë sezon. /Telegrafi/