Sot u zhvillua xhiroja e 29-të e Ligës së Parë në futboll në Maqedoninë e Veriut, ku ndeshjet kryesor u zhvilluan në Strugë dhe Tetovë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në këtë xhiro Struga Trim Lum ka mundur Tikveshin me rezultat 2-0. Në minutën e 5 autogol shënoi Davkov, ndërsa Shabani shënoi për 2-0 në minutën e 51-të.
Në Tetovë, Shkëndija luajti baraz me Sileksin 0-0, ndërsa Shkupi arriti të mund 3-0 Bregallnicën.
Në ndeshjet tjera Ak. Pandevi mundi Pobedën me rezultat 2-0, ndërsa Makedonija GjP mundi Skopjen me rezultat 2-1.
Struga Trim Lum vazhdon të kryesojë tabelën me 56 pikë, ndjekur nga Shkëndija me 51 pikë dhe Shkupi me 49 pikë./Telegrafi/