Telegrafi

Struga mund Shkëndijën, Shkupi fiton ndaj Makedonija GjP

Sot u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 32-të Ligës së Parë në futboll në Maqedoninë e Veriut, ku derbi kryesor u zhvillua në Tetovë në mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kampioni aktual Struga Trim Lum si mysafir mundi Shkëndijën me rezultat 2-1. Shkëndija avancoi 1-0 me golin e Shalës të shënuar në minutën e 58-të. Struga arriti që të përmbys rezultatin për 2-1 me golat e Shabanit të shënuar në minutat e 80 dhe 84.

Në ndeshjet tjera Shkupi mundi Makedonija GjP me rezultat 3-0, ndërsa Bregallnica luajti baraz me Ak. Panedevin 1-1.

Tikveshi si vendas mundi me rezultat të thellë Skopjen 4-0, ndërsa ndeshja Sileksi-Rabotniçki përfundoi me rezultat 2-0./Telegrafi/