Telegrafi

Struga luan kundër Tikveshit, Shkëndija ndeshet me Sileksin

Nesër (e mërkurë) do të zhvillohet xhiroja e 29-të e Ligës së Parët të futbollit në Maqedoninë e Veriut, ku në qendër të vëmendjes do të jenë ndeshjet që do të zhvillohen në Strugë dhe Tetovë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lideri i tabelës Struga Trim Lum si vendas do të luajë kundër Tikveshit, ndërsa në Tetovë, Shkëndija do të luajë kundër Sileksit.

Në ndeshjet tjera Shkupi do të përballet me Bregallnicën, Makedonija GjP-Skopje dhe Ak. Pandevi-Pobeda.

Të gjitha ndeshjet priten të fillojnë në orën 16:00.

Struga Trim Lum kryeson tabelën me 53 pikë, në vendin e dytë me tri pikë më pakë gjendet Shkëndija me 50 pikë dhe në vendin e tretë Shkupi me 46 pikë./Telegrafi/