Site icon Telegrafi

Struga fiton ndaj Pyunik në sfidën e parë në Ligën e Konferencës

Struga e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Pyunikun e Armenisë me rezultatin 2-1.

Besart Ibraimi nga penalltia shënoi për 1-0, ndërsa Lucas Villela i barazoi shifrat në minutën e 23-të.

Nga minuta e 60-të, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi ukrainasi Ergiy Vakulenko u përjashtua direkt me të kuq.

Epërsinë numerike të lojtarëve e shfrytëzuan struganët, që në fund fituan me një gol dallim.

Stefan Spirovski shënoi supergol në minutën e 73-të për rezultatin përfundimtar.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Armeni, ndërsa fituesi i këtij ballafaqimi në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës takohet me fituesin e ndeshjes Differdange – Ordabasy. /Telegrafi/ 

Exit mobile version