Struga Trim Lum ka dalur fituese e derbit ndaj Shkëndijës, ndërsa Shkupi mposhti në Çair Vardarin në dy duelet e zhvilluara sot në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra tetovare u mund nga kampionët në fuqi me rezultat 2-1.
Të parët realizuan kuqezinjtë me Endrit Krasniqin në minutën e 54-t, me kosovarin që ishte i saktë nga penalltia.
Ndërkohë Struga përmbysi gjithçka në në vijim, me Kampaoren dhe Radeskin që realizuan brenda dy minutave dy gola (minuta e 73-të dhe 75-të).
Shkëndija e mbylli ndeshjen me një futbollist më pak në fushë, pasi Çinari në të 62-tën u ndëshkua me karton të kuq.
Në derbin e zhvilluar në Çair ndërmjet rivalëve të vjetër të kryeqytetit, Shkupit dhe Vardarit, i takoi bardhabluve që triumfuan me rezultat 2-0.
Pjesa e parë u mbyll në avantazh të Shkupit me golin e vetëm të Arbi Voshës që e realizoi në minutën e 25-të, përderisa në pjesën e dytë bardheblutë gjetën edhe njëherë tjetër rrjetën, ku përmes Kukës fiksuan rezultatin final në 2:0.
Ndeshjet e radhës në Superligën e Maqedonisë janë me 11 nëntor. /Telegrafi/