Site icon Telegrafi

Struga fiton derbin buzë liqenit, Shkëndija mund Bregallnicën

Superliga e Maqedonisë së Veriut pasditën e kësaj të diele ka sjellur edhe katër ndeshjet tjera në program në kuadër të xhiros së 25-të.

Derbi buzë liqenit i takoi Struga Trim Lumit që triumfuan përballë Voska Sport me rezultat 3:1. Dy herë Besart Ibraimi dhe njëherë tjetër Ukpa kontribuan për triumfin e Strugës, ndërsa për Voskën golin e shënoi Marushic.

Ndërkohë Shkëndija në Tetovë ka marrë fitore bindëse ndaj Bregallnicës së Shtipit, duke e mbyllur ndeshjen me shifra 4:1.

Golat për kuqezinjtë tetovar në këtë takim i realizuan Kërstevski, Ademi, Shala dhe Aganspahiq, përderisa për skuadrën nga Shtipi golin e vetëm e gjeti shqiptari, Remzifaik Selmani.

Skuadra Gostivarit ka surprizuar, pasi u mund në shtëpi nga Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultat 3:1.

Në ndeshjen tjetër të luajtur ditën e sotme, Brera Strumica triumfoi përballë Rabotniçkit me shifrat 2:1.

Ndeshjet e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut do të luhen me 7 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version